Categories Lajme

Zbulohet ‘’kleçka” që mund të shpëtojë Plarent Dervishajn, kunatin e Lul Berishës

Dy javë më parë Prokuroria e Posaçme pas arrestimit në Dubai të Plarent Dervishajt, i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë të nisë procedurat për ekstradimin e tj. Duke qenë se mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, nuk ka një marrveshje ekstradimi, mbetet e paqartë procedura që do ndiqet për ekstradimin e Dervishajt.

Burime nga SPAK bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Lisi Myrta se deri më tani ende nuk ka një përgjigje nga autoritetet e Dubait në lidhje me ekstradimin e Dervishajt, por prokuroria shqiptare shpreson që të ndjekë parimin e reciprocitetit duke kryer shkëmbimin e të arrestuarve mes dy vendeve.

Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije për Fax News se në kërkesën drejtuar autoriteteve në Dubai, pala shqiptare ka dhënë garanci se do të bashkëpunojë me drejtësinë e këtij vendi për të shkëmbyer mes tyre personat në kërkim, por akoma nuk ka mbërritur një përgjigje zyrtare nga Dubai.

Ndërkohë që në ditët në vijim pritet që nga Kosova të ekstradohet Indrit Taullaut, i cili u arrestua me kërkesë të SPAK në Kosovë. Të dy këta persona u arrestuan pasi akuzohen se janë përfshirë në veasjen e  Vajdin Lames e Klodian Saliut, ngjarje të ndodhur në fund të shkurtit te 2005-sës.

Pas 15 vitesh SPAK rihapi këto dy dosje pas dëshmisë së Luftar Raçit, i cili ka treguar edhe emrat e Lulzim Berishës, Indrit Taullait, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Indrit Rusit dhe Vikor Ymerit si të përfshirë në këtë dy ngjarje. I vetmi person që vazhdon ende të jetë në kërkim është Lulzim Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME