Categories Lajme

Zbulohet ku i ka fshehur 13 mln euro bosi turk i kriptomonedhave, pak ditë më parë gjykata shqiptare vendosi për ekstradimin e Faruk Fatih Özer

Gjykata në vendin tonë vendosi pak ditë më parë që Faruk Fatih Özer, bosi turk i kriptomonedhave i akuzuar për mashtrim me miliona euro të ekstradohet në Turqi.

Por mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me fshehjen e parave, të cilat ai i ka vjedhur përmes mashtrimit. Raportohet se Faruk Fatih Özer, i cili u arratis më paratë e rreth 390 mijë klientëve, 13 milionë euro i ka fshehur në Maltë.

Disa media në Turqi kanë raportuar se Özer transferoi asetet me vlerë gjithsej 13.2 milionë euro (253,714,909 lira turke) nga tre llogari të veçanta në kuletat e një ofruesi të shërbimit të aseteve kripto në Maltë. Ato kuleta kripto, sipas hetimeve, i përkasin Faruk Fatih Özer dhe bashkëpandehurve Cem Uzunoğlu dhe Zuhal Özer.

Özer ishte në arrati për më shumë se një vit, por ai tani do të ekstradohet në Turqi pasi u arrestua në Shqipëri në gusht, në bazë të një Njoftimi të Kuq të Interpolit të lëshuar për arrestimin e tij më 23 prill 2021.

Ai do të përballet me akuzat për mashtrim të rëndë dhe formim të një organizate kriminale, raportoi të premten media shtetërore turke.

Gjatë vitit të kaluar autoritetet turke arrestuan 68 të dyshuar, duke përfshirë vëllezërit e Özer, si pjesë e hetimit të tyre për mashtrimin me Thodex.

Aktakuza prej 268 faqesh veçonte 21 të pandehur për akuzat e “krijimit dhe drejtimit të një organizate me qëllim kryerjen e një krimi” dhe “mashtrim përmes përdorimit të sistemeve të informacionit, bankave apo institucioneve kreditore”,.

Për secilin nga 21 të pandehurit kërkohet një dënim i pabesueshëm me 40.564 vjet burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME