Categories Lajme

Zbulohet një shtëpi bari në periferi të Tiranës, shoqërohen në polici disa persona

Prej mëngjesit të sotëm policia e shtetit në bashkëpunim me OSHEE kanë ushtruar kontrolle për evidentimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të kanabisit.

Në periferi të Tiranës sipas burimeve është konstatuar një shtëpi bari ku janë sekuestruar disa bimë narkotike. Policia zyrtarisht nuk jep detaje pasi operacioni është ende në vijim.

Ky është rasti i dytë i zbulimit të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, pas zbulimit të asaj në Tropojë paraditen e sotme, ku pronari i saj është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një shtëpi private në zonë e Kasharit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të  Policisë nr 6 në Tiranë  bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.6 disa persona.

Vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr.6.

Në përfundim do tju jap info të plotë

Në përfundim të këtij operacioni do t’u japim infomacion të plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME