Zbulohet një tjetër kazino e fshehur!
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Next”, duke goditur një tjetër rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në lagjen “Isa Boletini”.
Në pranga ka rënë pronari i lokalit, 33-vjeçari A. S., i cili kishte kthyer ambientin në një mini-kazino me kompjuterë dhe tavolinë pokeri. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një thikë që ndodhej në ambient.
Ndaj të arrestuarit kanë nisur procedurat përkatëse nga Prokuroria e Vlorës.
Policia vijon kontrollet për të çmontuar rrjetet e paligjshme të lojërave të fatit në qytet.