Categories Sport

Zbulohet paga e Kloppit në Liverpool

Jurgen Klopp është i njohur për festimet dhe reagimet e tij të çmendura në stadiume dhe personalitetin e tij si trajner. Nën drejtimin e tij, Liverpooli po synon ta fitojë titullin e Premierligës për herë të parë në histori të veten. Por, sa paguhet ai nga klubi anglez?

Sipas Celebrity Net Worth, Jurgen Klopp vlen rreth 15 milionë funte, bazuar në pasurinë e tij nga futbolli dhe nga marrëveshjet e arritura me kompani të mëdha për t’i reklamuar ato, transmeton Gazeta Express.

Trajneri gjerman u shpërblye me pagë të madhe pasi iu bashkua Liverpoolit nga Dortmundi, ku ai i fitonte rreth katër milionë funte në vit. Që nga kalimi i tij në Liverpool, ai besohet se paguhet rreth shtatë milionë funte në vit. Përkundër që kjo shifër raportohet si zyrtarja, Kloppi thuhet se fiton edhe më shumë nga Liverpooli pasi që ai nënshkroi kontratë të re në vitin 2016, vetëm një vit pas transferimit, dhe sërish sot e rinovoi kontratën deri në sezonin 2023/24.

Periudha kohore Fitimet
Për 1 sekondë £0.22
Për 1 minutë £13.36
Për 1 orë £801.28
Për 1 ditë £26,923
Për 1 javë £134,615
Për 1 muaj £583,333
Për 1 vit £7m

Kloppi fiton edhe nga kontrata e tij me kompaninë që i prodhon fanellat e Liverpoolit, New Balance, si dhe me kompanitw Warsteiner, Opel, Philips dhe Sky Deutschland. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME