Categories Lajme

Zbulohet shifra/ Ja sa milionë iu gjetën grabitësve të Postës në Krujë

Nga Boldnews.al Prokuroria e Krujës ka arritur që, brenda tre ditëve, të krijojë dyshimet e forta për autorët e grabitjes së rreth 130 milionë lekëve (të vjetra) në filialin e Posta Shqiptare të qytetit, ngjarje e ndodhur të Hënën e kësaj jave.Policia ka arritur të arrestojë deri më tani 3 persona, ndërkohë që janë edhe disa të tjerë në kërkim.

Burime konfidenciale në Prokurorinë e Krujës deklaruan për “Boldnews.al” se personave të arrestuar iu janë gjetur rreth 23 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që po punohet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe për të arritur, nëse munden, të gjejnë edhe sasinë tjetër të parave të grabitura.

Në orët e para të mëngjesit të së Hënës, rreth orës 3, disa persona të armatosur, në bordin e dy automjeteve, kanë arritur të thyejë derën e jashtme të portës së filialit të Postës në Krujë.Grabitësit kanë marrë njërën prej kasafortave dhe e kanë imbarkuar në një prej automjeteve, pasi më parë kishin “neutralizuar” rojen private që ishte ngarkuar të siguronte perimetrin e godinës.

Pas rrëmbimit të kasafortës, grabitësit janë larguar me shpejtësi. Në momentin që hajdutët kanë hyrë në ambjentet e brendshme të Postës, është sinjalizuar zyra qendrore e policisë private që merrej me ruajtjen e godinës. Por, siç rezulton nga të dhënat paraprake hetimore, pavarësisht sinjalizimit, policia private nuk ka sinjalizuar Policinë e Shtetit.Gjithashtu, edhe roja private që ishte në godinë, për rreth 30 minuta nuk ka raportuar grabitjen. Sipas tij, ai është kërcënuar nga grabitësit për të mos treguar dhe ai druhej për jetën e tij.Gjatë operacionit për kapjen e personave të dyshuar, nga ana e Policisë janë sekuestruar edhe tre armë automatike, silenciatorë dhe një numër fishekësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME