Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Dajç të Lezhës, ku një banesë u përfshi nga flakët pasditen sotme. Burime bëjnë me dije se një bombël gazi ka qenë shkaktari i rënies së zjarrit në banesë.
Një pjestar i familjes ka tentuar shuarjen e flakëve, por është asfiksuar si pasojë e tymit. Fatmirësisht personi në fjalë u nxor nga banesa që po digjej dhe me urgjencë u dërgua drejt spitalit Rajonal të Lezhës ku ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
