Categories Lajme

Zbulohet shpendi i rrallë në Nartë

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë (AOS) ka regjistruar ditët e fundit të majit për herë të parë prezencën e një lloji shpendi të ujit që përbën një specie të re për vendin tonë, të ashtuquajtur Këmbëqirithi i Përhimë. Zbulimi u bë në zonën e mbrojtura të kriporeve Vjosë-Nartë. Ekspertët shprehen se ky është habitati më i pritshëm i këtij shpendi që i përket llojit të baltakëve. Tiparet karakteristike të shpendit Këmbëqirithit të Përhimë, që tërhoqën vëmendjen e ekspertëve ornitologë ishin sqepi i lakuar dhe këmbët ngjyrë portokalli, trupi i vogël i një qyrylyku, si edhe ngjyra e përhimtë. Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë (AOS) vijon me punën e saj në identifikimin dhe mbrojtjen e specieve të shpendëve ujor në habitatet dhe ligatinat e ndryshme në territorin e Shqipërisë.

“Për ne identifikimi i  Këmbëqirithit të Përhimtë është tërësisht rastësor por është një fakt shumë interesant dhe risi për vendin tonë” shprehet Besjana Sevo, koordinatore projekti pranë AOS. Kjo rastësi konfirmohet edhe nga vendndodhja e zonave tipike të çiftëzimit, folezimit dhe migrimit të këtij shpendi, të cilat ndodhen larg prej territoreve të vendit tonë. Zakonisht Këmbëqirithi i Përhimtë si vende të folezimit ka Azinë Veriore dhe  Evropën Verilindore, ndërsa itineraret tipike të shtegtimit të tij përfshijnë Afrikën perëndimore, Detin e Zi dhe Mesdheun Lindor./BIRN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME