Categories Kuriozitete

Zbulohet sindroma e rrallë tek 7-vjeçari në Britani. Dyshohet se sëmundja vdekjeprurëse lidhet me Covid-19

Një djalë shtatë vjeç është në kujdes intensiv duke luftuar me një sëmundje të rrallë që mendohet të jetë e lidhur me Covid-19. Gjashtë javë pasi Logan Walsh pasi u infektua me Covid-19 ai u diagnostikua me Sindromën Inflamatore të Shumë Sistemit Pediatrik (PIMS-TS). Sipas mediave të huaja, për shkak të sindromës gjendja e tij shëndetësore ndryshon herë pas here ndërkohë që lëkura i bëhet me flluska dhe rrahjet e zemrës rriten.

Sipas Kolegjit Mbretëror të Shëndetit të Fëmijëve dhe Pediatrisë, “PIMS_TS “është shumë e rrallë dhe se kjo sëmundje mund të çojë deri në vdekje. Nëna Jessica Walsh, 43-vjeçe, dhe Logan, u infektuan me Covid-19 në nëntor. I vogli fillimisht nuk kishte shfaqur asnjë shenjë as të virusit dhe as të sindromës.

Por gjashtë javë më vonë, Jessica u detyrua të thërriste shërbimet e urgjencës pasi Logan filloi të vjella dhe kishte shumë ethe. Pas konsultimit me mjekun e familjes, u mor vendimi për të thirrur një ambulancë. Aktualisht i vogli ndodhet në spital ndërkohë që ende nuk është dhënë një kurë e caktuar për të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME