Categories Kuriozitete

Zbulohet uji 1.6 miliard-vjeçar në minierën “më të vjetër” në planet

Një grup studiuesish të Universitetit të Torontos  kanë zbuluar në një minerë në Ontario ujin më të vjetër në planet. Zbulimi erdhi pas 17 viteve kërkime në minierën “Kidd Creek Mine“ ku uji kishte qendruar i bllokuar për miliarda vjet midis shkëmbinjve. Kërkimet nisën prej vitit 1992 nga gjeologia Barbara Sherwood Lollar dhe vazhduan për vite më radhë brenda shkëmbinjve të zonës së vjetër të minierave.

Një grup studiuesish të Universitetit të Torontos  kanë zbuluar në një minerë në Ontario ujin më të vjetër në planet. Zbulimi erdhi pas 17 viteve kërkime në minierën “Kidd Creek Mine“ ku uji kishte qendruar i bllokuar për miliarda vjet midis shkëmbinjve.

Gjeologët thonë se gjetjet mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë Tokën antike dhe si evoluoi jeta në këtë planet. Ndërkohë, shishja tani ruhet në Muzeun Kombëtar të Shkencës të Kanadasë, si artefakti më i vjetër ndonjëherë.

Nëpërmjet një sonde, ekipi bëri kërkime 2.4 km nën tokë, i udhëhequr nga aroma e veçantë e ujit të lashtë, i cili është dhjetë herë më e kripur se uji i detit. Ata i gjetën mostrat e ujit në 2009.  Më pas testet e kryera nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit zbuluan se mosha mesatare e mostrave ishte rreth 1.6 miliardë vjet e vjetër, duke e bërë atë mostrën më të vjetër të ujit të gjetur ndonjëherë në Tokë.

Ekipi gjeti gjithashtu mikrobe në mostrat e ujit, të cilat mbijetuan në sasi të vogla hidrogjeni dhe sulfati. Ndërsa forma të tilla të jetës dihet se ekzistojnë në fund të oqeanit, kjo është hera e parë që një jetë e tillë mikrobike është gjetur thellë brenda kontinenteve. Gjetjet mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë Tokën antike dhe si evoluoi jeta në këtë planet. Ndërkohë, shishja tani ruhet në Muzeun Kombëtar të Shkencës të Kanadasë, si artefakti më i vjetër ndonjëherë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME