Categories Sport

5 gola, 2 kartonë të kuq e 3 penallti, derbi mes Juventusit dhe Interit i kishte të gjitha

Juventusi ka arritur të fitojë ndaj Interit 3:2 në kuadër të xhiros së parafundit në Serie A. Fillimisht Ronaldo shënoi në minutën e 24-të, pasi fillimisht humbi penalltinë, por topi iu rikthye duke e dërguar topin në rrjetë.

11 minuta më vonë, Lukaku e barazoi rezultatin nga penalltia, kurse në sekondat e fundit të pjesës së parë, Cuadrado riktheu epërsinë e vendasve. Në pjesën e dytë Bentacur i Juventusit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga ndeshja në minutën e 55-të.

Në të 83-tën, Chiellini shënoi autogol, kurse pesë minuta më vonë Cuadrado shënoi golin e fitores së mundimshme, por shumë të vlefshme të “Zonjës së Vjetër”. Krejt në fund, Brozovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 75 pikëve, aq sa ka Milani një pozitë më lartë dhe dy më shumë se Napoli, por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Në anën tjetër, Interit mbetet në kuotën e 88 pikëve, por tashmë edhe matematikisht ata janë kampionë të Serie A.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME