Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia ka gjetur autorin e ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik. Mësohet se është arrestuar autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 80 dhe 84 vjeç.

Në pranga ka rënë bashkëfshatari Thoma Mastora, 69 vjeç.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëprashme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim.”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME