Categories Lajme

Zbuloni qytetet më ‘qejflie’ të Shqipërisë

Shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë gjatë dekadës së fundit, por në disa qarqe janë rritur më tej dhe për disa të tjera ka rënie të ndjeshme. Sipas të dhënave të INSTAT nga anketa e buxhetit të familjeve në vitin 2019 qarqet e Elbasanit, Lezhës dhe Beratit kishin shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan në raport me buxhetin total përkatës. Familjet në Elbasan shpenzuan mesatarisht 5.2 për qind të buxhetit të tyre me cigare dhe pije, duke u rritur me 0.6 pikë përqindje në raport me vitin 2009.

Pas Elbasanit shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan i ka Lezha, familjet  e së cilës çuan për cigare dhe pije 5.1 për qind të buxhetit total mujor me një rritje 0.3 për qind në raport me vitin 2009. Berati si qarku i tretë me shpenzimet më të larta për këto produkte çoi 4.8% të totalit të buxhetit për konsumin e alkoolit dhe duhanit me një rritje 0.1% me 10 vite më parë.

E katërta renditet Korça e cila, çoi 4% të buxhetit total për konsumin e produkteve në fjalë me një rritje 0.4 pikë përqindje në raport me një vit më parë. Në të kundërt qarqet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Vlorës patën shpenzimet më të ulëta për konsumin e pijeve dhe cigareve dhe me një rënie të ndjeshme përgjatë 10 viteve të fundit.

Familjet në Shkodër shpenzuan mesatarisht 2.9 % nga buxheti i tyre mujor për pije dhe duhan me një rënie me 1.3 pikë përqindje në raport me vitin 2019. E dyta me shpenzimet më të ulëta për këtë grup ishte Gjirokastra, familjet e së cilës çuan 2,9 për qind të buxhetit të tyre për pije dhe cigare, me një rënie 1.8 pikë përqindje përgjatë dekadës.

Familjet në qarkun e Vlorës kanë ulur më shumë se çdo qark tjetër shpenzimet për alkool dhe cigare gjatë dekadës gati me 3 pikë përqindje. Më 2019 familjet në këtë qark çuan 3.1 për qind të buxhetit për produktet në fjalë, teksa 10 vite më parë shpenzimet për këtë grup ishin 6.1%. Konsumi për pije dhe cigare shihet të jetë tipar i qarqeve të varfra. Elbasani u renditet si pas të njëjtës anketë si qarku më i varfër në vend, por gjithashtu edhe me konsumin më të lartë të pijeve dhe cigareve.

Gjithashtu Gjirokastra, e cila ka popullsinë më të plakur në vend ka konsum të ulët të këtyre produkteve të cilat zakonisht konsumohen nga mosha të reja. Gjithashtu në disa qarqe me emigracion të lartë të të rinjve shpenzimet për pije dhe cigare kanë ardhur në ulje gjatë dekadës. /monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat! 35-vjeçari e kanosi me thikë të miturin dhe babain e tij, 16-vjeçari kundërpërgjigjet, e godet me sëpatë

Një konflikt për motive të dobëta në Berat ka përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi në Memaliaj, lënda plasëse vendoset në banesën e kryetarit të njësisë Qesarati!

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot rreth orës 00:10 në Memaliaj,  në e banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuari për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët e 68-vjeçarit: Dhunonte motrat

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Hajri Robi ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 Prill 2026/ Zbuloni si do të ndryshojë moti gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik…

LEXO ME SHUME