Categories Bota

Zelanda e Re sugjeron katër ditë punë në javë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka inkurajuar sistemin me katër ditë pune në javë, me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm. Industria shtetërore e turizmit e cila është një nga sektorët më të rëndësishëm, është goditur si pasojë e pandemisë.

Kjo ide ka gëzuar shumë banorë të këtij vendi. Nëpër platforma online disa kanë treguar gatishmëri për të pranuar këtë ide, derisa të tjerë kanë thënë se një gjë e tillë do të rezultonte me orar më të gjatë të punës – duke i bërë njerëzit më pak produktivë.

Mirëpo një biznes në Zelandën e Re, që ka nisur të funksionojë me katër ditë pune në javë nga viti 2018, ka thënë se një gjë e tillë përfundimisht mund të bëhet. “Mund të jetë strategji për të rindërtuar ekonominë, në veçanti tregun e dëmtuar të turizmit”, ka thënë Andrew Barnes, themelues i Perpetual Guardian ka thënë për të përditshmen britanike The Guardian. “Neve na duhet të jemi të guximshëm me modelin tonë. Kjo është një mundësi për një ndryshim të madh”, ka thënë mes tjerash ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME