Categories Lajme

Zëri i Amerikës: Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA

Qindra fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe disa të tjera që ishin planifikuar të niseshin nga disa aeroporte amerikane u anuluan të mërkurën edhe pas njoftimit të kompanive AT&T dhe Verizon për të ngadalësuar implementimin e rrjetit me shpejtësi të lartë të telefonave celularë, 5G që mund të ndërhyjë në teknologjinë e avionëve që mat lartësinë.

Transportuesit ndërkombëtarë që mbështeten shumë në avionin Boeing 777 me trup të gjerë dhe avionë të tjerë të kompanisë Boeing, anuluan fluturimet e hershme ose përdorën avionë të llojeve të tjera pas paralajmërimeve nga Administrata Federale e Aviacionit dhe prodhuesi i avionëve me bazë në Çikago.

Kompanitë ajrore që përdorin kryesisht avionët e kompanisë Airbus, duke përfshirë kompaninë franceze “Air France” dhe atë irlandeze “Aer Lingus”, janë prekur më pak nga implementimi i rrjetit të ri 5G.

Linjat ajrore anuluan më shumë se 320 fluturime deri të mërkurën në mbrëmje, që kishin për destinacion Shtetet e Bashkuara, thuhet në një njoftim të organizatës “FlightAware”.

Organizata “Airlines for America” tha se anulimet nuk ishin aq të rënda sa mendohej sepse kompanitë AT&T dhe Verizon ranë dakord të reduktonin përkohësisht implementimin e rrjetit 5G pranë dhjetëra aeroporteve amerikane, ndërkohë që industria e aviacionit dhe qeveria punojnë për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë. VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME