Categories Lajme

Zëri i Amerikës: Rekord shtrimesh në Spitalin Infektiv

Në Tiranë, Spitali Infektiv shënoi sot një rekord maksimal me shtrimin e 81 pacientëve, një më shumë se shtrimet më 2 prill, kur ishte kulmi i valës së parë të epidemisë.

Një tjetër shifër e lartë janë edhe 11 pacientët të vendosur në terapi intensive. Gjysma e të shtruarve është nga Tirana dhe mosha mesatare e tyre është rreth 61 vjeç. Autoritetet shëndetësore njoftuan sot edhe 52 raste të reja pozitive të personave me Covid, shumica në Tiranë, Vlorë, Krujë e Kurbin.

Deri tani janë 2047 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, por aktivë aktualisht janë 807 raste, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME