Categories Lajme

‘Zëri i Amerikës’: Rëndohet situata në Shqipëri, ritme të larta shtrimesh

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit. Edhe dy zonja 58 dhe 59 vjeç nga Tirana ndërruan jetë në 24 orët e fundit nga Covid në Spitalin Infektiv, duke e rritur në 83 numrin e përgjithshëm të viktimave. Nga 26 qershori deri sot, pra, për 13 ditë pa ndalim, kanë vdekur 28 persona, ose nga 2 – 3 persona përditë. Në këto dy javë kanë vdekur në Shqipëri po aq pacientë sa në dy muajt e pikut të epidemisë, mars dhe prill.

Më 29 prill u shënua vdekja e 31 e një zotërie 71 vjeçar nga Shkodra dhe gjatë muajit maj nuk pati më vdekje, gjë që solli zonat e gjelbëra dhe mbylljen e karantinës. Shtrimet e pacientëve në Spitalin Infektiv janë po ashtu në shifra maksimale. Aty po mjekohen aktualisht 83 pacientë, 3 më shumë se më 2 prill, kur ishte maksimumi i valës së parë të epidemisë.

Në këtë Spital 14 pacientë janë aktualisht në terapi intensive, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik zbuloi edhe 68 persona të infektuar rishtas. Këto janë sa dyfishi i 34 rasteve maksimale të zbuluara më 25 prill. Gjatë prillit u zbuluan mesatarisht 8-34 persona të infektuar, Sot, megjithë kthimin e vdekjeve të vazhdueshme në fund të qershorit, zyrtarët pohuan se nuk po planifikohet një karantinë e dytë, por vetëm zbatimi i masave shëndetësore. Puna, lokalet dhe transporti publik janë hapur masivisht, por masat mbrojtëse të qytetarëve janë të pakta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME