Categories Lajme

Zëri i Amerikës: Studentët duan zgjidhje, Rama mban fjalime në Facebook

Që nga dita e parë në vazhdim Zëri i Amerikës ka qenë në krah të studentëve duke transmetuar jo vetëm protestën live, por edhe duke mbajtur qëndrime të qarta në krah të tyre.

Edhe gjatë ditës së sotme, kur Edi Rama mbajti monologun e tij më të gjatë, Zëri i Amerikës është fokusuar më shumë tek studentët se tek kryeministrit.

Sipas VOA, studentët kërkojnë zgjidhje, por Rama mban fjalime në Facebook.

Më poshtë shkrimi i sotëm i Zërit të Amerikës:

Mijëra studentë rinisën sot për të gjashtën ditë tubimin e tyre të protestës para ministrisë së arsimit, duke kërkuar përgjysmim të tarifave dhe rregullime të tjera në jetën universitare.

Ata thanë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe askush nuk është ngarkuar të bisedojë me kryeministrin në emrin e tyre.

Por në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama nisi një komunikim ne facebook, ku tha se dialogu është i nevojshëm dhe se priste prej 3 ditësh të dialogonte me ta.

‘Nuk është Shqipëria e ultimatumeve dhe britmave, por e bisedave për të zgjidhur kërkesat. Jam dakord se ka probleme me tarifat, por qëllimi i përbashkët është ta zgjidhim’ – tha zoti Rama.

Ai renditi një seri statistikash në dobi të arsimit, duke krahasuar me një mandat më parë, si e gjeti shumica e tij sistemin arsimor.

Edhe ambasadori i BE-së Luigi Soraca tha se po ndjek me vëmendje protestën e studentëve dhe beson se dialogu me qeverinë është i nevojshëm.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME