Categories Lajme

Zero siguri te “FiBank”! 58-vjeçari frikësoi klientët dhe grabiti 20 mln lekë, arrestohet (Pamje)

“FiBank” është tentuar të grabitet me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11:15. Banka e nivelit të dytë në Rrugën e Kavajës u përball me të shtëna kallashnikovi të cilat shkaktuan panik te punonjësit dhe klientët. Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, ka hyrë në ambientet e bankës, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Nuk dihet ende nëse autori ka patur bashkëpunëtor dhe si arriti të futej në bankë duke kaluar nga roja i sigurisë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, Policia bëri të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. “Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”, mësohet se ka deklaruar autori.

Si ndodhi ngjarja?

Autori Bardhyl Fusha është futur me një çantë të madhe sportive në filialin e “FiBank” ku brenda saj kishte kallashin. Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë duke shkaktuar terror tek klientët e bankës dhe stafi.

Bardhyl Fusha ka shkuar menjëherë tek arka dhe ka arritur që të marrë shumat e parave. Raportohet se ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës. Pas kontrolleve në çantën e sekuestruar nga polica në vendngjarje, raportohet se u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.

“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.”- njofton policia.

Foto nga grabitja e parave

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EKSKLUZIVE/ Toka që “kërkon të Zotin”: Bashkia e Filatit nxjerr në tender pronat e çamëve, dokumenti që zbulon emrin e Veip Sulejmanit

Një dëshmi tronditëse vjen nga zona e Mushatit të Lopsit, në Çamëri, ku e vërteta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shndërrimi i qeverisjes në një “mbretëri kryeministrore” që ushqen varfërinë dhe largimin e popullsisë.

Ish-ministri i financave, Arben Malaj, ka reaguar pas përplasjeve të regjistruara një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm në tregun e Vlorës/ Çmimet “fluturojnë” nën petkun e naftës: Qytetarët në udhëkryq, tregtarët drejt falimentimit Efekti zinxhir i shtrenjtimit të naftës ka goditur rëndë tryezat e vlonjatëve.

Një vëzhgim i Vlora News në tregun e fruta-perimeve dëshmon një realitet të dhimbshëm: rritja…

LEXO ME SHUME