Categories Lajme

Zgjatja e afatit për organet e Vettingut/ Rushaj-Ibrahimajt: Sa është fondi?

Që prej 15 tetorit kur Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, duke propozuar shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, asnjë përgjigje e qartë nuk është marrë nga Partia Demokratike , nëse është pro apo kundër.

Megjithatë një pyetje e bërë sot në Komisionin e Ekonomisë nga nënkryetari i PD Alfred Rushaj në drejtim të ministres së Financave tregon se PD është duke menduar për të mos e mbështetur këtë shtyrje të afateve.

Ai tha se Qeveria do të duhej të kishte parashikuar fonde për KLGJ-në dhe KLP-në të cilat do të bëjnë vettingun pas qershorit 2022, siç e parashikon Kushtetuta, pasi përfundon afati i Komisionin të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Me këtë deklaratë Rushaj e ka marrë të mirëqenë faktin se Kushtetuta nuk do të ndryshojë deri në qershor dhe vettingu do t’i kalojë institucioneve qeverisëse të drejtësisë.

“Znj. ministre, në qershor 2022 Kushtetuta parashikon që KLGJ dhe KLP do të marrin përsipër në bazë të kushtetutës, një funksion që është ai i Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. A keni marrë masa që këto dy institucione të kenë buxhetin e nevojshëm për të përballuar këtë detyrim. Për ta bërë këtë ato duhet të kenë fondin e mjaftueshëm që tani, që në janar!

Duan infrastrukturën e nevojshme, burimet njerëzore dhe të tjera, duke filluar që në janar. Do të ketë nevojë për burime njerëzore, infrastrukturë, në mënyrë që ajo që parashikon kushtetuta të realizohet pa vonesë. Sa është fondi dhe a është i mjaftueshëm për këto dy institucione?”, ka thënë Rushaj.

Ministrja Ibrahimaj iu përgjigj se duke mos ditur ende ditën që Vetting-u, do kalojë nga institucion aktual në KLGJ dhe KLP, është ruajtur për gjithë vitin të njëjtin buxhet që kanë organet e Vetting-ut aktualisht, i cili në momentin që institucionet mbarojnë së funksionuari mund t’i kalojë institucione të KLGJ dhe KLP.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME