Categories Lajme

Zgjedhja e Lindita Nikollës në krye të Parlamentit, Presidenti Meta bën reagimin e papritur

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përshëndetur mbrëmjen e sotme zgjedhjen e Lindita Nikollës në krye të kuvendit të Shqipërisë.

Në një status në Facebook pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit në Parlament, Ilir Meta shprehu kënaqësi që më në fund u mbyllën dy vitet më të errëta të historisë së parlamentarizmit shqiptar, në këto 3 dekada.

Meta më tej kërkon që tashmë mos të ketë më asnjë minut bojkot, duke shtuar se ai i ofron mbështetjen e tij kryetares së re të Parlamentit.

Në këtë mënyrë, Ilir Meta duket se nuk do të kundërshtojë qeverinë e re të Kryeministrit Rama por do t’i dekretojë. Edhe vetë Rama e ka pranuar se do të shkojnë për betim te Meta për aq kohë sa është në zyrën e Presidentit të Republikës.

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë. Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim! Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë“, shkruan Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME