Categories Lajme

Zgjedhjet e 14 Majit, Berisha: Po bëhet përpjekje anti-kushtetuese për të përjashtuar opozitën. Kandidatët e lirisë do të përmbysin monizmin

Ish kryeministri Sali Berisha foli sot nga Pogradeci për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Berisha u shpreh se po bëhet përpjekje anti kushtetuese për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhje për të konsoliduar monizmin.

Ai u shpreh se kandidatët e lirisë, jo vetëm që do të marrin pjesë në zgjedhje por do të shkojnë drejt përmbysjes së monizmit të Edi Ramës.

“Po bëhet një përpjekje anti-kushtetuese për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhjet. Bëhet përpjekje për të konsoliduar monizmin. Në asnjë vend të botës së lirë, akte të tilla nuk kanë ndodhur.

Jo vetëm që do të marrim pjesë në zgjedhje me kandidatët tanë të lirisë por do të shkojmë drejt përmbysjes së monizmit të Edi Ramës. Kemi besim se ky entuziazëm ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare nga ky monizëm i egër që po shfaros kombin. Sot çdo qytetar që hedh sytë përreth konstaton me dhimbje se 1/3 jonë nuk është më në Shqipëri.

Brenda 8 viteve u larguan 937 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e BE. Humbëm 1/3 e kombit. Nga kjo e tretë, 80% janë në moshën nën 30-vjeçare”, deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME