Categories Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kim apel partive: Kontrolloni kandidatët tuaj, mos minoni demokracinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë ka ripërsëritur sot apelin drejtuar partive politike në vend për kontrollin e pastërtisë së figurës së kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme me 25 prill në vendin tonë. Kim publikoi mesazhin e kandidatit për Sekretar Shteti në SHBA, Tony Blinken.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, thuhet në postimin e ambasadores Kim.

Këtë deklaratë të Blinken, ambasadorja Kim e shoqëroi me mesazhin e saj përcjellë në korrik të vitit 2020, ku vinte theksin në vlerësimin siç duhet të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Paralajmërim: Ndërkohë që partitë përgatiten për zgjedhje, kryetarët e partive do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë dhe mos promovoni korrupsionin”, deklaroi ambasadorja Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME