Categories Lajme

Zgjedhjet e 25 Prillit, vetëm një kompani merr përsipër identifikimin biometrik

Gjashtë kompani iu përgjigjën kërkesës së KQZ për vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit dhe pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por ditën e sotme institucioni i realizimit të procesit zgjedhor në vend, njoftoi se vetëm njëra prej tyre u paraqit me ofertë konkrete.

Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë. KQZ thekson se po vlerëson ofertën, shqyrtimin e dokumentacionit dhe vlerësimin e pajisjes së paraqitur nga kompania.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”. Sot ishte afati i fundit për të paraqitur dokumentacionin e kërkuar, ofertën ekonomike dhe dorëzimin e pajisjes së kërkuar (mostrës) nga kompanitë.

Në këtë procedurë u ftuan për të marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat u paraqit një 1 kompani. Aktualisht, KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës, shqyrtimit të dokumentacionit dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania” thotë KQZ. Identifikimi biometrik i shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit mund të kushtojë 25 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME