Categories Lajme

Zgjedhjet, për herë të parë identifikimi elektronik i qytetarëve (Video)

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, për herë të parë do të përfshijnë teknologjinë me qëllim rritjen e transparencës në votime.

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve, sjell si risi identifikimin elektronik të qytetarëve, për të shmangur votimet e shumëfishta dhe manipulimin e procesit zgjedhor. 17 milionë euro është vlera e këtij projekti që synon rritjen e standartit të zgjedhjeve në Shqipëri. Hapat që ndiqen për identifikimin elektronik janë tepër të thjeshta.

Qytetarët afrohen pranë komisionit zgjedhor dhe paraqesin mjetin e identifikimit (kartë identiteti/pasaportë). Pajisja ku verifikohet mjeti i identifikimit i dorëzuar prej qytetarëve shfaq të dhënat e tyre si: fotot dhe qendrën e votimit ku janë regjistruar për të votuar. Pas kësaj, vendoset gishti i madh i dorës së djathtë në pajisje për të nënshkruar. Në fund, printohen të dhënat e qytetarit dhe ai niset për të votuar.

Në rast se votuesi paraqitet për herë të dytë, pajisja tregon se po kryhet një shkelje përmes aktivizimit të alarmit. Në rastin kur mjeti i identifikimit është i dëmtuar, regjistrimi bëhet manualisht. Kontestimet që i janë bërë në mënyrë të vazhdueshme zgjedhjeve si dhe akuzat për manipulim votimi nëpërmjet abuzimeve me mjetet e identifikimit, duket se do të marrin fund me verifikimin elektronik të çdo votuesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME