Categories Lajme

‘Zgjedhorja’, Ristani ndryshe nga PD: Duhen demokratizuar partitë, sistemi nuk mundëson zgjedhjet të lira

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka deklaruar në studion e emisionit “Pa Protokoll” se, tashmë duhet zgjedhjet të lira dhe të ndershme ndërsa e ka konsideruar sistemin zgjedhor një element, por jo më thelbësorin, pasi sipas tij zgjedhjet lira nuk i zgjidh sistemi. Ai tha se fillimisht duhen demokratizuar partitë. “Ne na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sistemi është njëri nga elementët. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk zgjidhen nëpërmjet sistemit. Kur duam zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të caktojmë disa prioritete. Në rast se themi se përmes sistemit me lista të hapura kufizojmë rolin e kryetarit të partisë, nuk mund të presim që kjo zgjidh çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Duhen demokratizuar partitë. Në të gjithë këtë kuadër sistemi nuk ndikon. Tek sistemet duhet të vendosim se çfarë duhet të realizojmë. Të gjitha sistemet janë sisteme demokratike. Në një vend të caktuar duhet të ndash çfarë do të kufizosh. Nëse sot jemi me listë të mbyllur, sistemi me listë të hapur e kufizon kryetarin, por sistemi kombëtar me lista të hapura e kufizon akoma më shumë. Por ne duam që njerëzit të jenë të lidhura me deputetin. Këtë e realizon maxhoritari. Pastaj kemi qëllim si do e përfaqësojmë gjininë femërore. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk i zgjidh sistemi“, tha Ristani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME