Categories Lajme

Zgjerimi i BE dhe Shqipëria, ky është qëndrimi zyrtar i Holandës

Holanda, një ndër shtetet më skeptike sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian dhe hapjes së negociatave me Shqipërinë, pritet të ndryshojë rregullat parlamentare sa i takon kësaj çështjeje. Sikurse është rënë dakort me Parlamentin, Qeveria Hollandeze është angazhuar të përditësojë rregullat parlamentare sa i takon çështjes së zgjerimit në BE. Diskutimet e djeshme në parlament ishin pjesë e këtij angazhimi.

Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit më datë 4 shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel.

Në datën 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020. Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dergojë parlamentit një vlerësim të kësaj pakete në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare. Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, e cila në nëntor do të diskutojë edhe paketën e zgjerimit.

Qeveria holandeze për herë të parë ka propozuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, por duke vendosur kushte. Holanda pret që Shqipëria të bëjë përparim me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë, finalizimin e vetingut, forcimin e luftës ndaj korrupsionit, përfshirë zyrtarë të lartë dhe rishikimin e ligjit të medias, sipas Komisionit të Venecias.Për Maqedoninë e Veriut, “po”-ja është pa kushte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME