Categories Sport

Përveç se mund të jetë infektuar, CR7 duhet të përballet dhe me ligjin

Cristiano Ronaldo dhe disa nga lojtarët më në formë të Juventusit mund të përballen me ligjin pasi iu bashkuan ekipeve të tyre kombëtare, pavarësisht rregullave që nuk e lejonin diçka të tillë pas dy rasteve pozitive në stafin e kampionëve italianë, thanë të mërkurën autoritetet lokale shëndetësore në Torino. Si ylli portugez, ashtu edhe disa futbollistë të Amerikës së Jugut përfshirë Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Danilo dhe Rodrigo Bentancur u larguan nga hoteli i ekipit të Juventusit pa pritur rezultatet e tamponit.

“Vetë klubi na tha që disa lojtarë ishin larguar nga vendi i izolimit dhe për këtë arsye ne do të njoftojmë autoritetin kompetent, që është Prokuroria, për atë që ndodhi,” tha Roberto Testi, një drejtor i autoritetit shëndetësor në rajonin e Piemonte, nga agjencia e lajmeve Ansa. E gjithë skuadra dhe stafi i Juventusit ishin izoluar nga e shtuna, një procedurë që nuk i ndalon ata të stërvitenose të luajnë, por ndalon kontaktin me personat jashtë.

Të dy personat që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në klubin juventin ishin pjesë e stafit, pra jo futbollistë, por kjo nuk e ul shansin e infektimit të lojëtarëve. Nuk dihet ende se çfarë dënimi mund të marrë ylli portugez dhe shokët e tij të skuadrës, dhe as nëse janë të infektuar me Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME