Categories Lajme

Zgjidhet misteri i parave të braktisura në rrugë prej gjashtë vitesh

Që prej vitit 2014 banorët e qytetit anglez të Blackhall Colliery gjenin thuajse çdo ditë sterlina të lëna ‘rastësisht’ në rrugë si një lloj dhurate.

Ata prej 6 vitesh nuk dinin kë të falënderonin për shumën në total të 26 mijë sterlinave dhe as sot nuk e dinë sepse ‘bamirësit’, tani të ndaluar nga policia vazhdojnë të mbeten anonimë.

Por para pak ditësh u zbulua dhe misteri: Dy autorët e parave të lëna në kohë të ndryshme në rrugë, kanë dashur që mirënjohjen e tyre për fshatin dhe banorët e tyre donin t’ua kthenin në një lloje mënyre.

Paratë liheshin në rrugë gjithnjë në mënyrë të tillë që të binin në sytë e kalimtarëve.

Çifti misterioz i tha policisë se ata kishin marrë shumë fat nga vizita e tyre në fshat në vitin 2014 dhe prandaj kanë dashur ‘të kthejnë diçka’.

Një prej ‘bamirësve’ tha që ai kishte një “lidhje emocionale” me fshatin pasi dikur ishte ndihmuar nga një prej banorëve. Shpërndarja e parave për ata që kishin nevojë ishte një mënyrë për të “shlyer mirësinë e marrë dikur”.

Por banorët e këtij komuniteti të vogël nuk i mbanin për vete kartëmonedhat e gjetura. Sa herë që ata gjenin një pako me para, e çonin atë në polici. Që nga viti 2014 policia kishte grumbulluar nga paratë e gjetura 26 mijë stërlina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME