Categories Kuriozitete

Zgjidhet misteri i zërit të çuditshëm që u dëgjua në të gjithë botën

Një zë misterioz që u dëgjua në të gjithë botën, më në fund është zgjidhur. Shkencëtarët thanë se tingulli që njerëzit e dëgjuan ishte pjesë e një liqeni të mbushur me magmë në Oqeanin Indian. Tingulli i çuditshëm ishte dëgjuar disa muaj më parë dhe po bezdiste ata që e dëgjuan. Dhe tani thuhet se një vullkan i ri nënujor që shfaqet midis Madagaskarit dhe Mozambikut, në brigjet e ishullit Mayotte, ishte pas tij, transmeton KosovaPress. Studimi thotë se magma nga një rezervuar rreth 20 milje poshtë fundit të oqeanit udhëtoi lart për të formuar vullkanin e ri – diçka që ishte shumë e zëshme.

Simone Cesca, një sizmolog në Qendrën Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ në Potsdam, e cila është autore e studimit, i tha LiveScience se ‘u deshën vetëm disa javë që magma të përhapet nga manteli i sipërm në det, ku lindi vullkani i ri nënujor”. Zëri i kumbueshëm  filloi gjashtë muaj pasi mijëra tërmete u regjistruan pranë ishullit në maj të vitit 2018.

Në nëntor 2018, sizmologët filluan të dëgjojnë një zë të çuditshëm, me disa periudha të tij që zgjatën mbi 30 minuta – diçka që “shkaktoi kuriozitet” tek ekspertët. Më vonë u bë e qartë se një vullkan i ri ishte formuar afër Mayotte që ishte mbi tre milje i gjatë dhe gati gjysmë milje i lartë.

Teoricienët e komplotit fillimisht ‘u egërsuan’ kur zëri u dëgjua dhe u përcaktua në Oqeanin Indian. Njëri prej tyre në YouTube e quajti ngjarjen e atëhershme të pashpjegueshme, si  aktivitet i një tërmeti në Alaska, duke thënë se diçka “e çuditshme” po ndodhte, derisa një person tjetër e ndërlidhi atë me ‘ngjarjet që ndodhin në kozmos’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME