Categories Kuriozitete

Zhdu.kja e avionit të Malajzia Airlines me 2014, zbulohet detaji sho.kues

Aeroplani i kompanisë ajrore Malajzia Airlines 370 kishte një ngarkesë shtesë “misterioze” në listën e fluturimit pas ngritjes, sipas një inxhinieri, gruaja dhe dy fëmijët e të cilit ishin në bordin e fluturakes kur u zhduk në 2014.

Ghyslain Wattrelos tha për gazetën ‘Le Parisien’, se hetuesit francezë bënë zbulimin duke hetuar pasagjerët dhe bagazhin e raportuar në aeroplan.

Boeing 777 me 239 pasagjerë që fluturonin nga Kuala Lumpur drejt Pekinit u zhduk më 8 mars 2014, dhe supozohet se është rrëzuar në Oqeanin Indian. Një raport sigurie mbi fatkeqësinë nga një ekip ndërkombëtar në korrik të vitit të kaluar zbuloi se avioni kishte gjasa të largohej nga kursi ‘nga dikush’ dhe fluturoi për disa orë pas ndërprerjes së komunikimeve.

“Gjithashtu u mësua se një ngarkesë misterioze prej 89 kilogramësh u shtua në listën e fluturimit pas ngritjes,” tha Ëattrelos. “Një kontejner ishte gjithashtu e mbingarkuar, pa e ditur askush,” shtoi ai. Hetuesit francezë që shqyrtuan të dhënat e fluturimit në selinë e Boeing, besojnë se piloti ishte në kontroll të Boeing 777 “deri në fund”.

“Disa kthesa anormale të bëra nga 777 mund të bëhen vetëm në mënyrë manuale. Kështu që dikush ishte në krye,” tha një person i paidentifikuar, i cituar si një burim i afërt me hetimin për ‘Le Parisien’. Kjo hartë tregon rrugën e planifikuar të MH370 dhe zonën ku mbetjet e aeroplanit u gjetën në shtator 2018. MH370 ishte më pak se një orë në fluturimin e tij nga Kuala Lumpur drejt Pekinit kur u zhduk nga radari. Hetuesit besojnë se ai u largua nga rruga dhe u zhduk diku në Oqeanin Indian.

Por, Wattrelos, 54-vjeç, beson se aeroplani ishte rrëzuar qëllimisht dhe se hetuesit i thanë atij se të dhënat “i japin peshë” mundësisë që piloti të ketë bërë një gjë të tillë. Pjesët e shpërndara të aeroplanit në brigjet afrikane dhe ishujt e Oqeanit Indian tregojnë se MH370 u rrëzua në një shtrirje të largët të oqeanit, por një kërkim shumë-qeveritar nga Australia, Malajzia dhe Kina nuk ka arritur të përcaktojë një vendndodhje.

Hetuesit francezë do t’u marrë edhe një vit kohë për të shqyrtuar të dhënat përpara se të publikojnë gjetjet e tyre. Përderisa nuk ka pasur ndonjë shenjë tjetër, ekspertët e aviacionit kanë hedhur poshtë  mundësinë e rrëmbimit të udhëtarëve. Wattrelos thotë se mospërputhjet  e fakteve ‘po ushqejnë nevojën’ për të vazhduar hetimin nga hetuesit francezë, edhe pse beson se ai kurrë nuk do të mund të mësojë të vërtetën e plotë.

“Mund të jetë paaftësi ose manipulim. Gjithçka është e mundur. Kjo do të jetë pjesë e pyetjeve për malajzianët,” tha ai. Ndryshe, zhdukja e aeroplanit MH370 është misteri më i madh në historinë e aviacionit botëror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME