Categories Lajme

Zhduket 28-vjeçari nga Erseka, familjarët e tij kthehen me urgjencë nga SHBA-të

Zhduket në mënyrë misterioze 28 vjecari nga Erseka, familjarët të alarmuar kërkojnë djalin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë ku sipas familjarëve të tij 28 vjecari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor.

Sherfi Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 mësohet se përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon). Sipas familjarëve të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej ndërsa të shqetësuar kanë udhëtuar nga amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre.

Sipas tyre rastin e kanë denoncuar në polici ndërsa deri më këto momente nuk kanë asnjë informacion për vendodhjen e djalit të tyre.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qënë në konflikt me njeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME