Categories Sport

Talenti humbet shikimin, Klopp: Mendoja se kam parë çdo lloj dëmtimi por jo…

Curtis Jones është një nga talentet dhe lojtarët me premtues të Liverpool. Ky sezon do të ishte viti i shpërthimit të tij por fatkeqësisht ai do të jetë jashtë ndeshjeve të ardhshme. 20-vjeçari nuk do të përballet me Arsenalin këtë fundjavë si fillim, dhe as kundër Atléticos apo West Hamit në duelet e ardhhme dhe arsyeja nuk është një problem muskulor apo një dëmtim i zakonshëm i një futbollisti, por krejt e kundërta.

Një gisht në sy gjatë një prej seancave stërvitore të skuadrës angleze i ka shkaktuar lojtarit një problem shumë delikat dhe të rëndë për momentin ku ai ka humbur shikimin në njërin sy. Një situate e tillë ka vënë në vështirësi edhe trajnerin e “The Reds” i cili shpjegon gjendjen e lojtarit.

“Mendova se si trajner kisha parë lloj-lloj dëmtimesh, por ky është një nga më të çuditshmit. Ai ka qenë me fat, me shumë me fat sepse të gjithë e dimë që me shikim dhe sy nuk ka shaka. Ai është pak më mirë, thjesht nuk e lëmë të bëjë disa gjëra derisa mjekët të na japin dritën jeshile. Shikimi i tij tashmë është duke u rikuperuar, por edhe syri i lënduar është ende duke u rikuperuar”, tha tekniku gjerman. Mjeku që po e trajton, Jim Moxon, tha se ajo që i ndodhi 20 vjeçarit është një dëmtim jonormal dhe fatkeq.

“Gjëja më e rëndësishme është që shikimi të mos dëmtohet përgjithmonë dhe të mos vuajnë pasi të shërohet plotësisht, por duhet t’i japim kohë dhe të presim disa javë. Ne nuk mund të përcaktojmë kohëzgjatjen e rikuperimit të tij, por mund të gjejmë mënyra të tjera për të trajnuar formën e tij ndërkohë”. Mungesa e Jones ka prishur edhe planet e Klopp për treshen e tij të mesfushës pasi do t’i jepte shanse në ndeshjet e radhës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME