Categories Lajme

Zhduket Liqeni i Prespës së Vogël, specialistët: Nuk rikthehet më në gjendjen e mëparshme

Liqeni i Prespës së Vogël është zhdukur. Këtë e konfirmojnë specialist, të cilët thonë se e gjithë sipërfaqja e këtij liqeni është kënetëzuar, duke bërë që vendi ynë të humbë një pasuri të rëndësishme natyrore. Devijimi i lumit Devoll në vitet 70, që vetëm sot shihet si një gabim njerëzor, për shkak të pasojave që la në këtë liqen, bëri që të rritet volumi i aluvioneve e të bllokohen burimet nëntokësore që e furnizonin këtë liqen.

Llazi Stojan, specialist thotë se në zonën shqiptare nuk ka më liqen dhe ka ndikuar pikërisht nga faktori: njeri. Sipas tij, liqeni fatkeqësisht nuk rikthehet më në gjendjen e mëparshme. Ky liqen nuk ka më pamjen e atij liqeni të dikurshëm, ku me varka peshkatarët e zonës niseshin nga bregu për të peshkuar.

Banorët thonë se ky liqen nuk konsiderohet vetëm si humbje e pasurisë natyrore, por edhe si një zbehje e burimit të jetesës, duke qenë se liqeni i Prespës së vogël shfrytëzohej nga vetë banorët për peshkim. Xhevdet Zeqo ka punuar për 30 vite si peshkatar në këtë zone, por prej 2 vitesh ai nuk mund të futet më në këtë liqen, pasi ai tashmë është zhdukur nën kallamishte.

“Më merr malli të futem në liqen, e mbaj mënd si një liqen të bukur, të kaltër ku peshkonin të gjithë banorët”, -thotë Zeqo, por sot është e pamundur të depërtosh në të. Edhe Leonard Gupe, ish-peshkatar i kësaj zone e kujton me nostalgji atë periudhë madje për të nxjerrë mallin del të hedhe një grep tek-tuk aty ku gjen një copëz ujë nga liqeni.

Ai thotë se shumë rrallë depërton në tokën greke për të peshkuar sa mos harrojë këtë profesion, që dikur i ka dhënë edhe të ardhura. E teksa në kufi me shtetin grek arrin të dallosh një liqen të pastër e të ruajtur me kujdes sot liqeni i Prespës se Vogël në anën shqiptare është zhdukur plotësisht dhe sipas specialistëve ky liqen nuk mund të kthehet më në gjendjen e mëparshme. Duhet thënë se Liqeni i Prespës se Vogël është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME