Arsim Zendeli, 24 vjeç është një shqiptar, që rezulton i zhd ukur që prej 7 prillit. Mediat vendase shkruajnë se ir iu që jeton në Detroit, në qytetin Grosse Ile, ka humbur para dy javësh dhe familjarët presin që të hapet dera e shtëpisë për t’u futur djali i tyre brenda Prindërit thanë se ata kanë shpresuar shumë gjatë që djali i tyre të kthehet vetë në shtëpi, por më kot. Sipas familjes, ai u largua me një automjet dhe prej atëherë nuk është parë e dëgjuar. E ëma shton gjithashtu se djali i saj ka vuajtur edhe nga probleme mendore.
“Asnjëherë, nuk e kishim menduar se ai nuk do të kthehej dhe do të largohej për kaq gjatë. Mendova se ai do të largohej për rreth një orë dhe më pas ai do të kthehej në shtëpi. Nëse dikush do ta shihte, është e sigurt se nuk është i rre zikshëm dhe agr esiv. Ai ndoshta nuk është i vetëdijshëm për atë që po ndodh me mendjen e tij,”- tha nëna e tij.
Policia thotë se po vazhdojnë kërkimet e gjera përgjatë zonës ku mendohet se do të jetë zhd ukur, ndërkohë që po përdoret edhe helikopter për kërkime nga ajri, apo anije për kërkime nga uji. Pavarësisht angazhimeve, deri më tani, gjithçka ka rezultuar e pasukseshme. Për herë të fundit, Zeneli është parë i veshur me një xhaketë lëkure të zezë, pantallona gri dhe një kapelë dimri prej leshi të kuq.
Autoritetet deri më tani kanë gjeutr vetëm makinën e Zendelit, dhe një pjesë të veshjeve të tij në në zonën West River Road, në veri të Urës së Qarkut, në breg të liqenit. Policia e Detroitit, departmenti i personave të humbur thotë se ndokush ka ndonjë informacione mbi Arsim Zendelin të kontaktojë Departamentin e Policisë Grosse Ile në 734-676-7100. Kërkimet vijojnë ende.