Categories Lajme

Zhdukett 20-vjeçari nga Fieri! Prej një viti ishte azilant në Gjermani

20-vjeçari nga Fieri, Kevin Ademi humbet kontaktet nga Hamburgu i Gjermanisë, qytet në të cilin kishte shkuar në kërkim të një vendi pune. Historia e të riut u denoncua sot në emisionin “Pa Gjurmë” Report Tv nga e motra e tij. Ai jetonte prej afro një viti e gjysmë si azilant në Gjermani, por fatkeqësisht, periudha e qëndrimit i kishte mbaruar që në janar të këtij viti. Për këtë arsye familja e tij dyshon se ai mund të ndodhet në burg, për shkak të mungesës së dokumentacionit:

“Kevini ka shkuar në Gjermani për një jetë më të mirë. Në kontaktin e fundit e kemi pasur në datën 28 Maj. Gjatë kohës së karantinës atij i kishte humbur celulari dhe kemi biseduar me celularin e shokëve të tij. Vëllai ka rreth një vit e gjysmë në Gjermani, por në janar atij i ka mbaruar afati i qëndrimit në Azil. Në telefonatën e fundit që kemi zhvilluar, më tha që për shkak të virusit kishte disa kohë pa punë, por tani shpresonte të gjente një punë në Hamburg, pasi prej disa ditësh kishte shkuar aty. Më tha që rrinte vetëm, por nuk më tregoi që qëndronte në hotel, pasi këtë informacion e mora më vonë nga miqtë e tij.

Të cilët gjithashtu nuk kanë pasur asnjë kontakt me të. Në komunikimin e fundit ishte i qeshur dhe nga veshja dukej shumë mirë. Vëllai nuk rrinte asnjëherë kaq shumë pa komunikuar më nënën, ndaj kemi dyshime se mund të jetë në burg për shkak të mungesës së dokumentacionit. Ndërsa në polici nuk kemi bërë akoma një denoncim,” tha e motra.

Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit: Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe ViberTelefon: 0444 17 778 Facebook: Pa Gjurmë Report TVYoutube: Pa gjurmë Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME