Categories Lajme

Zhdukja e 45-vjeçarit në Liqenin e Farkës, apeli i të vëllait: Të vijë çdo kapacitet i shtetit të kërkojë

Policia e Shtetit raportoi përpara katër ditësh zhdukjen e një 45-vjeçari, i cili u dyshua se ishte mbytur në liqenin e Farkës. Ishin familjarët e tij të cilët denoncuan filllimisht zhdukjen dhe në varësi të deklaratave të tyre dyshohej se ai mund të ishte mbytur.

Edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga kjo njgjarje edne nuk ka asnjë të dhënë nga kërkimet e bërë prej pulmbarëve. Në një intervistë për Faxnews vëllai i personit të zhdukur apelon që shteti të shtojë kapacitete kërkuese pasi sipas tij është një skandal i madh që most ë gjendet trupi i 45-vjeçarit që ka katër ditë në ujërat e liqenit. “Çdo gjë mund të ndodhë , unë e quaj vëllain të mbyt përderisa janë shenjat. Nuk mund të bëjmë fantazime nëse ai ka bërë lojë, faktet tregojnë që ai është mbytur. Problemi është te kërkim shpëtimi.

Unë du që të vij i gjithë kapaciteti, pasi është një terren i vështirë dhe sipërfaqja e liqenit është 70 hektarë. Plus që ne nuk kemi një koordinatë pasi nëse do të kishim një kordinatë atherë ai do të gjendej. Vëllai ka pas ardhur këtu edhe me djalin e vet dhe ishte notues. Janë gjëra që janë në dorë të të madhit zot dhe kjo ka ndodhur tashmë dhe unë nuk jam këtu përse ka ndodhur.

Jam këtu për t’i bërë thirrje organeve më të larta të shtetit, sikur edhe në kryeministri, vëllai im ka 4 ditë që është i humbur dhe është në ujëra. Munda ta quaj një skandal të madh që ka katër ditë në ujra dhe nuk mund të gjendet trupi. Për mu du që çdo lloj kapaciteti që ka shteti të vijë dhe të gjejë trupin e vëllait tim për të bërë funeralin tha vellai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME