Categories Lajme

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Çuçi: Ja kur do të merrni një përgjigje përfundimtare nga Policia e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur lidhur me fatin e të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinajn.

Ai u shpreh se policia nuk ka një shkop magjik për të zgjidhur ngjarjet kriminale, aq më tepër në rastin e këtij personazhi.

Ai u shpreh se policia vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, por se një përgjigje konkrete do të ketë vetëm kur të një provë të fortë dhe jo thashetheme.

“Padiskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të tij. Policia ka bërë dhe bën punën, por dhe ka komunikuar me publikun lidhur me këtë. Keni qenë të informuar gjatë kësaj periudhe për veprime të ndryshme policore që ka ndërmarrë dhe që lidhen me zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Policia e Shtetit vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për zbardhjen e ngjarjeve, dhe do merrni përgjigje përfundimtare kur të ketë një provë të fortë lidhur me atë që ka ndodhur me këtë personazh. Nuk ka një shkop magjik që të zbardhë menjëherë një ngjarje, aq më tepër në lidhje me një personazh të tillë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME