Categories Lajme

Zhdukja misterioze e Martinajt, gazetari: Ka indicie shumë të forta që është gjallë!

Gjashtë muaj pas zhdukjes pa adresë të biznesmenit Ervis Martinaj, prokuroria e Posaçme SPAK, ka sekuestruar 34 pasuri që dyshohet se posedoheshin prej tij apo familjarëve.

Gazetari i Ora News Elton Qyno deklaroi në “Ora e Betit” se bëhet fjalë për pasuri të cilat Martinaj i kishte kamufluar përmes familjarëve apo rrjetit të tij shoqëror.

Gjykata ka vendosur sekuestro preventive e shtrirë më tepër te familjarët dhe rrethit shoqëror të Martinaj dhe jo pasuritë që ai i ka pasur në mënyrë të plotë. Janë pasuri që i ka kamufluar te persona të dytë apo të tretë. Ligji antimafia është vënë duke zbatuar një nga akuzat për të cilën Martinaj akuzohet nga SPAK që prej 17 majit 2021, akuzë që ka të bëjë me grupin e strukturuar kriminal. Jo më larg se dy javë raportuam për sekuestrim të pasurive të Florenc Çapaj“.

Qyno thotë se SPAK po e heton si një person të gjallë.

SPAK po e heton si një person që është gjallë dhe jo i vdekur. Ka indicie shumë të forta që është gjallë. Paralelisht prokuroria e Laçit e heton rastin e tij për zhdukje personi. Dy prokurori që hetojnë në linja të ndryshme.

Mbaroi ultimatumi 100 ditor i kryeministrit dhe nuk keni një version zyrtar për fatin e Ervis Martinaj“- thotë Qyno.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME