Categories Lajme

Zhvillime të papritura në Itali, Draghi i drejtohet Senatit: Kërkoj votëbesim

Zhvillime të papritura vijnë nga Italia, teksa kryeministri Mario Draghi i është drejtuar sot Senatit.

“Kërkoj një votëbesim”, u shpreh në Senatin e Romës Draghi, ndërkohë që zhvillimet politike në vend janë të shpejta dhe pasiguria është e lartë.

“Demokracia jonë është parlamentare, unë e respektoj dhe e njoh, nuk kërkova kompetenca të plota, kërkova mbështetjen e parlamentit”, tha Draghi pa njoftuar dorëheqjen e tij, por duke e lënë dritaren e hapur për të qëndruar në pushtet.

Draghi kërkoi që t’i jepet besim rezolutës së paraqitur nga senatori Casini. Presidentja e Senatit, Maria Elisabetta AlbertiCasellati, ndërpreu seancën dhe thirri kreun e grupit. “Italia ka nevojë për një pakt të ri zhvillimi konkret dhe të sinqertë. Ju jeni gati ta rindërtoni këtë pakti? Ne jemi këtu në këtë dhomë vetëm sepse e kanë kërkuar italianët. Është një përgjigje që duhet t’ua jepni të gjithë italianëve”, tha kryeministri.

Rezoluta parashikon: “Pasi dëgjohen komunikimet e kryeministrit, miratohet”. Por qendra e djathtë ka bërë të ditur se nuk do ta votojë.

Qendra e djathtë e qeverisë, në përfundim të samitit të ri, ka bërë të ditur se do të votojë vetëm rezolutën e saj, e cila kërkon një “pakt” për një qeveri të re, të rinovuar thellësisht.

Nga ana tjetër, Presidenti Sergio Mattarella është përpjekur të bindë Draghin që të mos largohet pasi Italia po përballet me krizën që ka prekur të gjithë Evropën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME