Categories Sport

Zidane e mbron formën e Real Madridit: Nuk jemi aq keq sa po thonë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka kundërshtuar kritikat që i janë bërë paraqitjeve të skuadrës së tij deri më tani këtë sezon. Përkundër që “Los Blancos” janë të pamposhtur dhe radhiten në pozitën e parë në tabelën e La Ligës, ata janë përballur me shumë kritika gjatë këtij sezoni, pasi që i kanë barazuar tri nga shtatë ndeshjet vendore.

Megjithatë, në Ligën e Kampionëve, skuadra e Zinedine e ka nisur sezonin në mënyrë aspak mbresëlënëse. Ata e humbën ndeshjen hapëse të grupit me rezultat 3:0 kundër Paris Saint-Germainit në Francë e pastaj u ndalën me barazim 2:2 në shtëpi nga Club Brugge.

Paraqitja e Real Madridit në mesjavë ishte alarmuese, pasi që skuadra e Zidane kishte qenë në deficit prej dy golash, përkundër që më vonë arritën ta barazojnë rezultatin në 2:2, kur kundërshtari i tyre mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës. “Ne e dimë situatën, nuk jemi aq të këqij sa thonë të gjithë. Ky është Real Madridi, nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë mund të them unë”, u shpreh Zidane, në konferencën e tij për shtyp.

Ai pastaj nuk pranoi të përqendrohet te portieri Thibaut Courtois, i cili ishte kritikuar shumë për paraqitjet e tij kundër klubit belg. “Pjesa e parë e ndeshjes ishte faji i të gjithëve. Nuk kemi nevojë ta vlerësojmë atë sërish. Ne duhet të mendojmë për ndeshjes”, shtoi Zidane, kur u pyet për portierin, për të cilin klubi është detyruar të mohojë se po vuan nga një çrregullim i lidhur me ankthin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME