Categories Lajme

Zihet me një vajzë në lokal, shqiptari e qëllon për vdekje: Kështu mëson të respektosh gratë!

Abderrahimi Elkharmoudi, një 45-vjeçar maroken me precedentë për shpërndarje droge, u gjet i vrarë të dielën në Milano të Italisë. Ai ndodhej brenda makinës së tij në mes të rrugës, i qëlluar me dy plumba. Karabinierët e kanë një të dyshuar. Bëhet fjalë për një shqiptar i cili teksa qëllonte viktimën, mësohet se ulërinte: “Kështu mëson të respektosh gratë”.

Sipas mediave fqinje, gjithçka ndodhi në sheshin Libertà në komunën e Cornaredo, ku ndodhet lokali Agora dhe kamerat e sigurisë regjistruan gjithçka.

Fillimisht në to shfaqet Elkharmoudi që zihet me një vajzë dhe më pas një person tjetër që e pret jashtë. Shqiptari sheh 45-vjeçarin që del, afrohet për të diskutuar, largohet, e më pas kthehet përballë lokalit me armë në dorë. Më pas e qëllon dhe i thotë fjalinë për gratë. 45-vjeçari, i cili fillimisht mbeti i plagosur, nxjerr një thikë për t’u mbrojtur, më pas hipën në makinë për t’u larguar. Ai vdiq pak kohë më pas teksa ishte në timon.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, e gjithë ngjarja u regjistrua pak para mesnatës të së dielës. Autoritetet mësohet se kanë mundur ta identifikojnë shqiptarin, i cili aktualisht ndodhet në kërkim. Hetuesit thonë se shqiptari ishte i lidhur emocionalisht me vajzën në fjalë, megjithatë nuk jepen detaje të tjera për këtë lidhje. Shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë po hetohen nga autoritetet italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME