Categories Lajme

Zjarr në banesën në Korçë, 70-vjeçarja humb jetën nga asfiksia

Një 70-vjeçare ka humbur jetën në Korçë. Gruaja ndërroi jetë nga asfiksia, pasi ra zjarr në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 të qytetit.

Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët, kanë rrëfyer se jetonte vetëm dhe se ishte paralizuar nga këmbët muajt e fundit.

Sipas njërës prej fqinjeve, Fluturie Potka kishte një vajzë dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me ta, pasi donte të rrinte vetëm.

Ajo u shpreh se asaj i shërbente një zonjë, ndërsa shton se edhe gratë e tjera të lagjes e ndihmonin për pazaret.

“Kishte një  zonjë që kujdesej për të. Ka një djalë, i patë thënë të shkonte me të ajo nuk donte. Hajde se kemi dhe një shtëpi tjetër i tha djali, në kat të dytë, ajo thoshte: “jo se nuk zbres dhe nuk hipi dot”. Jetonte vetëm, ka disa muaj që u paralizua nga këmbët. Kishte një që kujdesej për të, e ndihmonte me sa kishte mundësi.

Jetonte vetëm, kishte vite. Nuk donte të shkonte me djalin. Ka një djalë dhe një vajzë. “Dua të rri veç” thoshte, donte rehatinë e saj. Kush i di problemet. Dilte ne ballkon, por kohët e fundit na hidhte çantën poshtë, që t’i merrnim gjera”, tha fqinja e viktimës

Nuk dilte nga shtëpia. Bukën, gjerat ja merrnin gratë e tjera, shoqet, unë”, tha një tjetër.

Sipas informacioneve dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara. Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rezultonte e zhdukur prej muajit tetor, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

Trupi i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur në Trento, më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Shtetit hap garën për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete

Policia e Shtetit ka njoftuar thirrjet për konkurse për pozicionet e “Drejtorit Vendor të Policisë”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit

Nga 1 janari 2026, paga minimale dhe ajo maksimale për efekt kontributesh janë rritur zyrtarisht.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Taksat e makinave paguhen online/ DPSHTRR: Pagesat mund të kryhen nga çdo kartë bankare

Rreth 770 mijë drejtues mjetesh në Shqipëri tashmë mund të paguajnë taksat e makinave online.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit, emërohet kreu i ri

Pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të burgut të Durrësit Indrit Cërloj, dhe gjithë zinxhirit…

LEXO ME SHUME