Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish, duke djegur rreth 40 kuintalë misër dhe elb, si edhe 150 dëngje jonxhë.

Burimet bëjnë me dije se shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e vetë pronarit në ambientin ku ai qëndronte.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kolonjës me dy mjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Falë ndërhyrjes në kohë, u arrit të parandalohej përhapja e zjarrit drejt një sipërfaqeje pyjore me lisa që ndodhej pranë stallës, duke shmangur pasoja edhe më të rënda për zonën.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij

Baza e një organizate kriminale shqipfolëse është goditur nga policia italiane gjatë një aksioni në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

8 shqiptarë arrestohen në Spanjë, akuzohen për trafik dhe kultivim droge

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar shkatërruar një bandë shqiptare, e cila merrej me kultivim dhe shpërndarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndaluan në Serbi me simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’, ja çfarë do të ndodhë me 4 shqiptarët

4 shqiptarët e arrestuar në Serbi, pasi akuzohen për nxitje të urrejtjes dhe tolerancës kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U kallëzua nga ish-bashkëshorti se braktisi tre fëmijët, procedohet penalisht 30-vjeçarja në Lezhë

Një 30-vjeçare është proceduar penalisht në Lezhë pasi u kallëzua nga ish-bashkëshorti i saj, se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

Policia e Beratit bën me dije sot në 27 mars se ka arrestuar një 39-vjeçar.…

LEXO ME SHUME