Categories Lajme

Zjarr në një spital Covid në Selanik, dyshohet se pacienti i vuri flakën pavionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 6 prill në një spital Covid në Greqi.

Një i vdekur  dhe  katër të djegur është raporti tragjik i zjarrit që ra në spitalin Papanikolaou në Selanik.

I vdekuri është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës së Klinikës ku ra zjarri.

Në vendin e ngjarjes po operojnë forca të shumta zjarrfikëse, 11 automjete dhe 30 persona, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll, shkruan protothema.

“Një pacient i vuri flakën,” thotë drejtori i klinikës së Covid

“Një pacient që po trajtohet për coronavirus me siguri i vuri flakën”, tha për Open Diamantis Chloros, drejtor i klinikës së Covid në Papanikolaou.

Sipas tij, kjo lëvizje e pacientit nuk është vërejtur dhe kështu zjarri është përhapur me shpejtësi në pallatin trekatësh, ku po trajtohen 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.

“Tymi është shumë i dendur dhe për momentin nuk e dimë se çfarë po ndodh me 20 pacientët” , theksoi Chloros.

Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e pacientëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME