Categories Lajme

Zjarret/ “Ku të shkoj, kam frikë për…”, gazetarja nuk mban dot lotët para të moshuarit

Një moment prekës u transmetua në televizionin grek OPEN të hënën pasdite.  Gazetarja Eulambia Revi, e cila raporton për zjarret në Avgaria, të ishullit Evia, shpërtheu në lot pas dialogut që pati me një të moshuar, i cili prej ditësh po lufton me flakët.

I moshuari ka probleme me frymëmarrjen dhe me vështirësi për të folur i afrohet gazetares.  Ajo përpiqet ta bindë të moshuarin të largohet nga zona, por ai nuk pranon të lërë shtëpinë.  Gazetarja i ofron atij një maskë për ta mbrojtur.

“Unë nuk mund të flas. Kam që në mesditë që hedh ujë në shtëpi. Nuk fle. Kam frikë për shtëpinë, jo për veten.”, thotë ai. “Po, por duhet të largohesh, ke probleme me frymëmarrjen,” i thotë gazetarja, ndërsa ai i përgjnigjet: “Dhe ku të shkoj?” Në këtë moment i moshuari dhe gazetarja nisin të qajnë. Momenti prekës u transmetua live në televizionin grek./ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME