Categories Lajme

Zjarret në Itali jashtë kontrollit, humb jetën 53-vjeçarja dhe nipi i saj

Situatë kritike po përjeton e gjithë Italia, këto orë nga qindra zjarre në rajonet qendrore dhe jugore. Një 53-vjeçare dhe nipi i saj 34-vjeç humbën jetën në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve në qytezën e San Lorenos në Kalabri.

Gjendja e emergjencës për 6 muajt e ardhshëm u shpall në Siçili. Krerët e rajonit thanë se me dhjetëra vatra zjarri po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara edhe nga temperatura mbi 40 gradë celsius dhe moti i thatë, duke kapërcyer kapacitetet e ekipeve lokale të zjarrfikësve.

Zgjatja për 6 muaj e gjendjes së emergjencës, përveç verës së tejzgjatur që parashikohet, u përcaktua për të menaxhuar më mirë edhe pasojat e flakëve, që kanë shkrumbuar pasuritë natyrore pyjore, qindra banesa e ndërtesa, shumë prej të cilave edhe me vlera historike.

Vatra zjarri aktive dhe të mëdha ka edhe në Sardenjë, Kalabri, Abruco e Emilia Romanja. Shkencëtarët thonë se situata është më e rënda e dekadave të fundit, pasi po vihet re fenomeni i përparimit të shpejtë të flakëve që po lëvizin me 3 kilometra në orë, një ritëm shumë i lartë. Ata thonë se e gjitha kjo është pasojë e ngrohjes globale./Tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME