Categories Lajme

Zjarret në Tepelenë, policia arreston një 48-vjeçar, detaje

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës dhe dy të tjerë janë vënë në hetim për zjarret e rëna në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.

Sipas policisë këta shtetas akuzohen se kanë ndezur zjarre në këto fshatra dhe nga përhapja e tyre u dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë identifikuar autorët e 3 rasteve të evidentuara në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.

Policia thekson si i arrestuar është një 48 vjeçar banues në fshatin Sinanaj, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur për hapjen e kullotës, në fshatin Dorëz, Tepelenë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një 59 vjeçar banues në fshatin Turan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Gjodhimës”, në fshatin Turan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër; dhe një 50 vjeçar, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Dafina”, në fshatin Dhëmblan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME