Categories Lajme

Zjarrfikësi që kërkon nën rrënoja kushërinjtë e tij: Janë në dorë të Zotit

Arben Cara, është një nga efektivët e repartit zjarrfikës i cili që prej orës 5 të mëngjesit të së martës, është pozicionuar në Thumanë për të shpëtuar jetë njerëzish që ndodhen nën rrënoja pas tërmetit të fortë. Në emisionin Opinion, ai tregoi si po ecin kërkimet në pallatin e shembur në Thumanë, ndërsa ajo që e rëndon operacionin është fakti se nën rrënoja janë kushërinj të tij, me mbiemrin Cara. “Nga operacioni i kërkim-shpëtimit që ne po zhvillojmë, ata që janë aty janë në dorë të Zotit, kemi gjithë ditën që po punojmë. Është e çuditshme që njëra anë e pallatit nuk është shembur. Kjo e ka bërë shumë të rrezikshme punën e shpëtimit, aktualisht jemi në finishin e kërkimit të 4 trupave të familjes Cara dhe një fëmije tjetër që pretendohet të jetë nën gërmadha”, tha drejtuesi i një prej ekipeve zjarrfikëse.

***

Blendi Fevziu: Zoti Cara prej sa kohe qëndroni në operacionin e kërkimit?

Arben Cara: Unë ndodhem që dje që në pesë të mëngjesit.

Blendi Fevziu: Akeni lidhje farefisnore me familjen Cara?

Arben Cara: Po, kemi! Të shtatë pjesëtarët që kanë humbur janë kushërinjtë e mi.

Blendi Fevziu: Keni shpresë të jenë gjallë?

Arben Cara: Janë në dorë të zotit, është pothuajse e pamundur me aq sa ne po shikojmë me sy. Kemi gjithë ditën që punojmë te pallati që është shembur nga tria anët e tij. Është e çuditshme që njëra anë e pallatit nuk është shembur dhe ka mbajtur të gjithë peshën e paneleve të betonit dhe na e ka bërë të rrezikshme punën e kërkim shpëtimit deri kur arritëm ti shkëputnim një e nga një dhe aktualisht jemi pothuajse në finishin e kërkimit e nxjerrjes së katër trupave të familjes Cara dhe një fëmije tjetër që pretendohet që mund të jetë në gërmadha.

Blendi Fevziu: A dihet saktësisht se sa persona janë nën gërmadha?

Arben Cara: Saktësisht di vetëm për katër pjesëtarë të familjes Cara që janë në gërmadha. Për fëmijën nuk jemi të sigurt pasi nuk kemi një informacion të saktë nga banorët, po kërkojmë në pallatin ngjitur pasi jemi dy grupe shpëtimi në dy pallate ngjitur me njëra-tjetrën, po kërkojmë dhe për dy trupa të tjerë të cilët akoma nuk janë lokalizuar. Blendi Fevziu: Zoti Cara, ju thatë se keni që nga ora pesë të mëngjesit e ditës së djeshme, janë vetëm e kërkimit shqiptarë apo keni dhe grupet e kërkimit ndërkombëtar që ju ndihmojnë? Arben Cara: Nuk jemi vetëm ne. Ne jemi 60 zjarrfikës nga disa bashkitë e vendit si Shkodra, Malësia e Madhe, Klosi, Burreli etj, kemi kërkues shpëtimi nga Greqia, Italia dhe Serbia që na kanë ndihmuar shumë me pajisjet e tyre më të sofistikuara.

Blendi Fevziu: Keni që prej orës pesë të mëngjesit pa pushim?

Arben Cara: Qëndrojmë që në orën 5 të mëngjesit pa pushim. Unë si drejtues operacioni më është dashur të jem më në qendër të operacionit për shkak të specifikave që ai ka, pasi ne vërtet jemi përballë një tragjedie, kemi humbur shumë jetë njerëzish ndoshta dhe të afërmit tanë,por jemi të predispozuar që këta njerëz që punojnë në kërkim shpëtim të mos i lëndojmë. Ka ndodhur çfarë ka ndodhur dhe ne nuk e zhbëjmë dot.

Blendi Fevziu: Mendohet se ka, jo vetëm në atë pallat, dhe në zonë persona të tjerë të humbur?

Arben Cara: Siç e thash dhe më parë grupi i kërkim shpëtimit nga Greqia me qenin e tyre kanë lokalizuar dhe dy persona të tjerë te pallati ngjitur.

Blendi Fevziu: I bie që të jenë dhe 6 persona të tjerë në rrënoja në Thuman?

Arben Cara: Nga informacionet që kemi, po.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME