Categories Lajme

Ambasada e Kosovës në Shqipëri mbulon shpenzimet për kthimin e dy vëllezërve

Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka marrë përsipër të gjitha obligimet për kthimin e trupave të pajetë të të dy vëllezërve Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët vdiqën si pasojë e tërmetit në Shqipëri. Përderisa edhe Ministria e Financave ka ndarë 20 mijë euro për familjet e këtyre dy vëllezërve, raporton KTV. “Ministri i Financave, Bedri Hamza, me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të cilat pësuan nga tërmeti në Durrës, duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore si ministër i Financave, ka marrë vendim që të ndihmojë në total me shumën 20,000 euro, duke ndarë nga 10,000 euro për familje të Shemsedin dhe Isa Abazit”, thuhet në komunikatë të Ministrisë.

Shemsedin e Isa Abazi, për 15 vjet kishin punuar në Shqipëri, duke bërë tregti me pjesë të veturave. Familjarët e tyre tregojnë se trupat e dy vëllezërve pritet të kthehen në Kosovë gjatë pasdites të së mërkurës. Varrimi i tyre do të bëhet të enjten, në orën 12:30, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME